Futboll Premier League Sport

“E ADMIROJ GUARDIOLËN”/ Solskjaer thur elozhe: Në një derbi forma nuk ka…

Është një Ole Gunar Solskjaer i karikuar dhe plot elozhe për rivalin e tij të sotëm Pep Guardiola ai që shfaqet në konferencën për shtyp të Junajtidit përpara gjysmëfinales së parë të Kupës së Anglisë.

“Është një derbi, ka lidhje me adrenalinën dhe atmosferën. Unë e admiroj Pepin. Ata e kanë rritur stekën aq shumë, sa na shërben si një objektiv për ta arritur. Ata fitojnë ndeshje njëra pas tjetrës dhe kanë vetëbesim. Por, në një derbi forma nuk ka rëndësi”, u shpreh tekniku norvegjez i Junajtidit.

Solskjaer ka edhe një mesazh për Lingardin, klientin më të fundit të Mino Raiolës, i cili nuk shënoi asnjë gol gjatë vitit të fundit: “Xhesi ka pasur ulje-ngritjet e tij. Ne duam që ai të shënojë dhe të shërbejë, por askush nuk vrapon sa ai. Ka ulur kohën e përdorimit të rrjeteve sociale dhe duhet ta ulë kokën dhe të punojë”.

Related posts

Dështoi në Champions, PSG e ndarë në 5 klane

Q.Autor

Trajneri i “Djajve të Kuq”: Real Madrid? Janë institucionet që vendosin

Isa.Autor

ATMOSFERË SHUMË E MIRË TEK TIRANA/ Osmani ngacmon shokët: Më punë mund ta arrini edhe ju (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment