Futboll Seria A Sport

“TREGU” I MERKATOS “KUQEZI”/ Klubi i Premier League kërkon portierin e Milanit…

Përveç sulmuesit Piatek, një tjetër “senator” kuqezi duket në merkaton e dimrit. Oferta vjen sërish nga Aston Villa. Bëhet fjalë për portierin Pepe Reina. 37-vjeçari spanjoll është i etur për të luajtur dhe për të dalë nga hija e Gigio Donnarumma. Ai e njeh mirë Premier League, sepse ka veshur fanellën e Liverpool-it për shumë vite, më parë.

Sipas mediave angleze, Milani nuk do ta pengojë transferimin e Pepe Reina, nëse ai vetë pranon propozimin nga Aston Villa. “Djalli” mund të pranojë një ofertë të ulët ekonomike, duke pasur parasysh rolin dhe moshën e lojtarit, ose ta ofrojë portierin në huazim 6-mujor, me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Kujtojmë se Reina ka një kontratë deri në qershor 2021 me klubin kuqezi.

Related posts

YAMAL BËHET “MOLLË SHERRI” NË BARCELONË/ Flick “përplaset” me drejtuesit katalanas

F.autor

ISHTE OBJEKTIV I REAL MADRID/ Mesfushori Eriksen merr vendimin, e ardhmja e tij tek…

Delo.autor

E TRISHTË/ Liverpool në zi, ndërron jetë interpretuesi i himnit mitik “ti nuk do të jesh kurrë vetëm”

Delo.autor

Leave a Comment