Futboll Seria A Sport

FOBI NGA MBROJTËSIT “ZIKALTËR”/ Ish-lojtari i Milan rrëfen emrat që e frikësojnë

Nuk do të doja më të përballesha me Godin apo Miranda. Kur ishin tek Atletico Madrid, ata ishin të pakalueshëm. Kështu ish-sulmuesi i Milan, Carlos Bacca, aktualisht te Villarreal i ka përshkruar dy mbrojtësit që veç Madridit i bashkon edhe fakti që në kohë të ndryshme kanë mbajtur veshur fanellën zikaltër të Inter.

Sot do të doja të evitoja qendrën “Chimi” Avila të Osasuna, të cilin do të doja ta kisha gjithmonë shok ekipi. Ka energji, jep gjithçka për ekipin pavarësisht kundërshtarit që ka përballë. Pyes veten gjithmonë se si fle, sepse vrapon për 90 minuta, gjithmonë”. 

Një energji që e përçon te shokët e ekipit kur vrapon dhe lufton. Për këtë arsye nuk do të doja kurrë të përballesha, deklaroi sulmuesi kolumbian i Villarreal.

Related posts

Panucci në rolin e viktimës/ Manual si të vetëmbrohesh nga sulme fantazmë!

Isa.Autor

Zyrtare: Schalke e huazon Donis Avdijaj te skuadra holandeze

Q.Autor

“SHPËRTHEN” ASHPËR NDAJ TRAJNERIT KOEMAN/ Sergi Roberto: Nuk jemi për vendin e katërt, duam kampionatin

Delo.autor

Leave a Comment