Futboll Sport

PJESË E MAFIES/ Ish-sulmuesi i Juventusit dënohet me 3 vite e 6 muaj burg

Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Miccoli është dënuar me 3 vite dhe gjashtë muaj burg nën akuzën e zhvatjet me metoda mafioze.

Vendimi është lajmëruar nga gjykata kriminale e Palemros. Miccoli, i cili ishte i pranishëm mëngjesin e së hënës në gjykatë, nuk ishte prezent gjatë kohës kur është lexuar vendimi.

Ish-futbollisti i Juventusit akuzohet se ka urdhëruar Mauro Lauricella-n, të birin e kokës së Kalsa, një lagje historike e qytetit të Palermos, t’i kërkojë biznesmenit Andrea Graffagnini  20,000 euro për blerjen e një diskoje.  Kujtojmë që më parë  Lauricella është dënuar nga gjykata me 7 vite burg.

Related posts

Zëvendësuesi i Astorit shënon gol ndaj Beneventos, shikoni si feston ai

Q.Autor

SHEMBJA E URËS NË GENOVA/ Ja vendimi se kur do të luhen ndeshjen e shtyra nga tragjedia

Sadik.Autor

ZHBLLOKOHET DERBI I LONDRËS/ Arsenali NDËSHKON Tottenhamin, falë ndihmës së Mustafit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment