Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Mourinho do Piatek te Tottenhami, Milani e ka nxjerrë në shitje

Jose Mourinho ka identifikuar një përforcim të ri në Tottenham.

Pas rikthimit të suedezit Zlatan Ibrahimovic, Krzysztof Piatek mund të largohet nga Milani.

Klubi kuqezi gjithashtu ka marrë vendim që ta nxjerrë në merkato sulmuesin polak, i cili ka zhgënjyer në pjesën e parë të këtij sezoni.

Piatek është transferuar një vit më pare te Milani nga Genoa, teksa ka arritur të shënojë vetëm 4 gola në gjysmën e parë të këtij kampionati.

“Calciomercato” raporton se Tottenham ka shtuar interesimin për sulmuesin e Milanit, pas dëmtimit të Harry Kane.

Anglezi pritet të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Tottenham nuk është skuadra e vetme e cila është e interesuar për Piatek, pasi raportohet që edhe Aston Villa ka bërë një ofertë prej 30 milion eurosh për sulmuesin kuqezi.

Related posts

E PABESUESHME NGA TAJLANDA/ Shënojnë gol me roveshatë, futbollistët e godasin topin njëkohësisht (VIDEO)

Delo.autor

PEZULLIMI I KAMPIONATIT PAS DHUNËS/ Presidenti i Shoqatës së Arbitrave: Në rast se nuk do të rikthehet policia…

Delo.autor

E BUJSHME NGA BRAZILI/ Marcelo është gati të zbarkojë në Serinë A tek klubi i madh…

Delo.autor

Leave a Comment