Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Ish-presidenti i Ferrarit: “Kokëkuqja” nuk do të fitojë kurrë titullin nëse nuk e kuptojnë këtë gjë

Ish-presidenti i Ferrarit, Luca di Montezemolo, ka folur sot për mënyrën se si Ferrari po menaxhon pilotët e saj nën drejtimin e Mattia Binotto. Ai i ka dhënë një këshillë këtij të fundit, në mënyrë që makina italiane të rikthehet në nivelet e dikurshme. “Vettel duhet të jetë i qetë dhe të ketë besim në forcat e tij”, tha Montezemolo.

Ai ka këshilluar Binotto që t’u bëjë të ditur pilotëve që mbi të gjitha rëndësi ka Ferrari dhe jo lavdia personale, për të evituar polemikat që lindën gjatë vitit 2019. “Leclerc është një pilot i fortë, por edhe inteligjent, që mund të bëhet kampion”, u shpreh Montezemolo.

“Natyrisht që gjatë një sezoni ka edhe momente negative për një skuadër, por pilotët duhet të kuptojnë se nuk garojnë për veten e tyre por për Ferrarin. Nëse Vettel e Leclerc nuk e kuptojnë këtë gjë Ferrari nuk do të fitojë kurrë”, tha Montezemolo.

 

Related posts

VDES MARADONA/ Mediat në Argjentinë: 9 ambulanca shkuan në shtëpinë e tij pas… (DETAJET)

F.autor

DYNAMO KYIV-BARCELONA/ “Katalanasit” kërkojnë me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E KONFIRMON GAZETARI ITALIAN/ Milot Rashica pranë kalimit tek ekipi i Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment