Futboll Ligue 1 Sport

MBAPPE DREJT LARGIMIT NGA PSG/ “Bomberi” Icardi merr vendimin për të ardhmen

Kampioni i botës Kylian Mbappe po mban në ankth skuadrën e Paris Saint Germain, pasi në përfundim të ndeshjes së Kupës ndaj Saint Eteinne, refuzoi të flasë për rinovimin e kontratës, që i përfundon verën e 2022-shit.

Në shënjestër të Realit të Madridit, por edhe të disa prej klubeve të tjera nga më të fuqishmit e Europës, e ardhmja e Mbappe nuk duket aq e qartë, dhe dyshimet i shton edhe deklarata e tij me sulmuesin që u shpreh: Tani për tani dua vetëm të luaj futboll dhe të përqendrohem te sezoni aktual. Klubi është mirë, ambienti i qetë dhe stabël, tani nuk është momenti për të folur për zgjatjen e kontratës.

E ndërkohë që Mbappe lë dyshime për të ardhmen, dikush tjetër i shuan ato. Është pikërisht Mauro Icardi, i huazuar nga Inter, që pas ndeshjes së Kupës konfirmoi dëshirën e tij për të qëndruar te parisienët edhe pas përfundimit të këtij sezoni duke deklaruar.

“Në fund të sezonit do të flasim, por do të isha i lumtur të qëndroja këtu te PSG. Kemi luajtur shumë mirë, dhe ishim të përqendruar. 2020 ka nisur mirë për mua dhe për skuadrën, mund të bëjmë diferencën në çdo moment, jemi një skuadër e vërtetë”, tha sulmuesi argjentinas.

Related posts

Notat/ Shkëlqejnë Kosta e Kuadrado tek Juvja, Handanoviç e Vesino më të dobëtit për Interin

Sadik.Autor

KËNGË DHE FESTË/ Higuain “HARBOHET” para supersfidës me NAPOLIN (VIDEO)

Isa.Autor

NGA LIMONAT NË ZYRË TEK ILAÇI E RROBAVE/ Ja 7 gjërat që nuk dini për njeriun e momentit Pochettino

Delo.autor

Leave a Comment