Bundesliga Futboll Sport

“RRINË GJITHË KOHËS NË TELEFON”/ Lewandowski: Gjenerata e re mendon vetëm për…

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski, ka dhënë mendimin e tij për “Sport Bild” në lidhje me gjeneratën e re të lojtarëve.

“Lojtarëve të kësaj gjenerate u shtrohet menjëherë tapeti i kuq, edhe pse në një moshë kaq të re, ata kushtojnë shumë para. Ata duhet të rriten akoma pasi nuk garantojnë sukses”, tha Polaku. Tregu i lojtarëve, sipas Levës, është problematik për strukturën e skuadrës. “Tani flitet vetëm për lojtarë të rinj, të cilët fryhen shumë nga mediat dhe menaxherët e tyre. Për të pasur sukses duhet të kesh një shkartisje të mirë midis të rinjve dhe të vjetërve”. Golashënuesi më i mirë në Bundesligë foli më pas për trajnerin Hansi Flik, detyra e të cilit është jo vetëm të drejtojë skuadrën nga ana taktike dhe teknike, por edhe t’i menaxhojë situatat në grup.

“Të rinjtë e sotëm kanë një edukim ndryshe nga se ç’e kemi pasur ne. Ata vijnë nga akademia, por nuk njohin bazat. Idetë dhe interesat e tyre janë të ndryshme. Një trajner duhet të jetë fleksibël dhe të punojë me gjeneratat. Një teknik i mirë mund ta bëjë këtë gjë, – Fakti që lojtarët e rinj e kanë të vështirë ta pranojnë stolin është një tjetër fakt që tregon ndryshimin midis këtij brezi dhe atij të vjetër dhe për Levën kjo nuk ka asnjë dyshim. – Shikoni, tani të gjithë përdorin celularin, duke bërë që komunikimi të jetë vetëm me anë të teknologjisë. Kjo ndikon shumë në marrëdhëniet në dhomat e zhveshjes, pasi lojtarët flasin më ballëpërballë. Cila gjeneratë është me e mirë? Nuk mund të them me saktësi, thjesht bota ndryshon shumë shpejt”.

Related posts

PYETET PËR TË ARDHMEN E TIJ/ De Ligt mban sekret: E vetmja gjë e sigurt është që nuk…

Delo.autor

“PLESHTI” KËRKON LARGIMIN NGA BARCELONA/ Presidenti i Argjentinës i lutet Messit: Hajde në atdhe, eja tek…

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Laçi mposhtet nga Anderleht dhe mbyll aventurën Europiane

Delo.autor

Leave a Comment