Futboll Sport

I DOLI SKANDALI SEKSUAL/ Klubi i Sadikut e Bares masë ekstreme për trajnerin (VIDEO)

Malaga ka vendosur të pushojë nga puna trajnerin Victor Sanchez sipas asaj që raporton El Chiringuito. Tekniku përjetoi një moment mjaft të vështirë, pasi një video në momente intime ku shfaqej duke treguar para kamerës organet gjenitale me bluzën e Malagas u përhap me shpejtësi në internet. Trajneri kërkoi që të ruhej privatësia e tij, por klubi mori masa të menjëhershme.

Ekipi i Armando Sadikut dhe Keidi Bares pezulloi fillimisht trajnerin, ndërsa tani drejtuesit duket se kanë marrë vendim për ta pushuar nga detyra. Klubi do të dalë me një komunikatë zyrtare ku do të njoftojë largimin nga ekipi të numrit një të stolit, ndërkohë që po punon për zëvendësimin e tij.

Nuk dihet se si do të ndikojë ky vendim në të ardhmen e futbollistëve të kombëtares sonë. Sadiku dhe Bare ishin titullarë të padiskutueshëm në formacionin e Viktor Sanchez që ka thënë gjithmonë fjalë të mira për ta.

Related posts

DY NDESHJET E MBETURA/ Frikë për Partizanin e braktisur. Ja situata aktuale në kampion e kuq

Delo.autor

Spanja pritet ta humbë organizimin e evropianit shkaku i Kosovës

Sadik.Autor

PAMJET/ Një “rrufe” me 120 km/orë mbi ski! Shihni garën që shpalli kampione bote skiatoren 16-vjeçare shqiptare

F.autor

Leave a Comment