MMA Sport

BILETAT JANË SHITUR TË GJITHA/ UFC merr vendimin surprizë para duelit mes McGregor dhe Cerrone

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka deklaruar se konferenca e për shtyp që do të zhvillohet para eventit UFC-246 do të jetë e hapur për fansat. Eventi do të zhvillohet më 18 janar në Las Vegas, ndërsa konferenca për shtyp do të zhvillohet dy ditë më herët, më 16 janar (në orët e para të mëngjesit me Shqipërinë).

Kjo taktikë nga ana e UFC-së bëhet për të rritur shitjet me pagesë të këtij eventi (PPV), pay per vieë – paguaj për ta parë, ndërkohë që biletat janë shitur të gjitha. Në këtë event do të duelojë Conor McGregor, që do të duelojë ndaj Donald Cerrone. Kjo është sfida e parë e irlandezit që prej 16 muajsh.

UFC-ja kërkon ta promovojë sa më shumë këtë event që rikthen McGregor në kafaz, ndaj do të lejojë fansat të jenë të pranishëm dhe të mbështesin idhujt e tyre. Kjo pritet ta bëjë edhe më interesante këtë konferencë, ku nuk do të mungojnë polemikat apo batutat e sportistëve.

Related posts

YLLI KROAT DREJT LARGIMIT/ “Zikaltërit” gjen pasuesin e Perisic tek klubi i Serie A…

Delo.autor

LIVE/ Skënderbeu-Tirana: Ka nisur supersfida në Korçë, vendasit menjëherë në sulm

Isa.Autor

Kërkon 30% rritje page, mbrojtësi i Flamurtarit mban “peng” vlonjatët

Sadik.Autor

Leave a Comment