Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Më shumë gara më pak teste, ja disa ndryshime të rregullores së sezonit të ri

Në vitin 2021 Formula 1 do të pësojë një ndryshim të madh, por edhe ky sezon që do të nisë në mesin e marsit do të ketë mjaft të reja. E para është numri i garave, që për herë të parë në historinë e Formula 1 do të jetë 22 të tilla.

Gjithsesi, nëse numri i garave rritet ai i testeve dimërore do të ulet. Nuk do të jenë më 8 ditë teste (2 herë nga 4 ditë), por 6 ditë teste (2 herë nga 3 ditë). Testet do të zhvillohen me datat 19-21 shkurt dhe 26-28 shkurt.

Drejtuesit e Formula 1 kanë vendosur që në testet e fundsezonit, ato që zhvillohet në Abu Dhabi, skuadrat do të ulin në njëvendëshet e tyre një pilot të ri.

Këtë vit do të rikthehet flamuri me kuadrate që do të valëvitet dhe do të konfirmojë fundin e garës. Ai u hoq gjatë vitit 2019 dhe u zëvendësua nga një dritë, që në garën e Japonisë krijoi kaos (u mbyll një xhiro më herët).

Makinat, gjithashtu, do të kenë një tjetër pjesë të ngritur mbi motor ku do të vendoset numri i makinës, për të mos i ngatërruar tifozët. Do të ulen edhe penalitetet për pilotët që do të ndryshojnë disa pjesë të makinës.

Related posts

5 FITORE RADHAZI/ Juve në zonën Champions, Allegri: Napoli nuk mund të fitojë gjithnjë

F.autor

MARCELO E THOTË “COPË”/ Nëse lojtari më i mirë në botë LARGOHET, noramle që s’ka…

Isa.Autor

Talenti i Juventusit për Ronaldon: U befasova që ma dinte emrin

Isa.Autor

Leave a Comment