Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Piatek drejt transferimit tek gjigantët e Premier League…

Aventura e Krzysztof Piatek në Milano mund të ketë përfunduar. Sulmuesi polak, pas një viti me dritëhije, mund t’i lërë kuqezinjtë. Të paktën kështu shkruan tabloidi i njohur anglez, “The Sun”. Piatek, i eklipsuar prej ardhjes së Ibrahimovic në “San Siro”, thuhet se është afër transferimit në Premier League, më konkretisht te Tottenham i Mourinho. “Spurs”, të varur nga Harry Kane në vijën e përparme, janë në kërkim të një sulmuesi tjetër dhe profili i Piatek duket se është ideal.

Për “The Sun”, Milani dhe Tottenham e kanë arritur tashmë një marrëveshje për transferimin e përhershëm të 24-vjeçarit, në bazë të 28 milionë eurove, plus 5 milionë të tjera bonuse. Jo vetëm kaq: vizitat mjekësore duhet të bëhen brenda 48 orëve të ardhshme. Mësohet se kontrata që do të nënshkruajë Piatek, për të cilin nga Anglia interesoheshin edhe Aston Villa, Newcastle e Crystal Palace, do të jetë 3.5 vite.

 

Related posts

NUK MJAFTON CHRISTIAN ERIKSEN/ Inter nis luftën me “Zonjën e Vjetër” për Pogba, ja plani

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Europa League Manchester United-Astana. Rezultati 1-0

Delo.autor

JO VETËM SERIE A/ La Liga josh Kumbullën, përfundon në radarët e gjigandit spanjoll

Delo.autor

Leave a Comment