Futboll Premier League

Arrihet marrëveshja, City prenoton blerjen 60 milionëshe për në verë…

Skuadra kryesuese e Premier League, Manchester City, ka arritur marrëveshjen prej 60 milionë eurosh për blerjen e mesfushori brazilian Fred nga Shakhtar Donetsk gjatë verës së ardhshme. Kryesuesit e Premier League janë bindur nga aftësitë e 24-vjeçarit gjatë përballjeve me skuadrën ukrainase në Champions League.

Shakhtar nuk e pranoi largimin e Fred në janar, sepse e konsiderojnë një aset të rëndësishëm dhe për ndeshjen e ardhshme në 1/8-t e finaleve kundër Roma, por pranoi 60 milionë euro nga City dhe firmosi transferimin e lojtarit në “Ettihad”, verën e ardhshme.

Manchester United ishte gjithashtu në monitorim të Fred, por ai zgjodhi të punojë me Guardiola. Braziliani shihet si një kopje e Fernandinho, që gjithashtu pati sukses me City, i ardhur nga Shakhtar. Në vitin 2013 ai shkoi në Donetsk, pikërisht për të zëvendësuar Fernandinho, që u transferua te City për 45 milionë euro.

Related posts

Griezmann shënon katër gola për t’iu afruar Barcelonës në katër pikë

Q.Autor

Futbolli di si të prodhojë EMOCIONE, lojtarët italianë bëjnë gjestin MADHËSHTOR (FOTO)

Isa.Autor

Plani i Superiores, ja si përfundon sezoni futbollistik

Sadik.Autor

Leave a Comment