Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MIQËSORJA E YJEVE/ Ja sa tifozë do të jenë të pranishëm në “Air Albania”

Do të startojë në orën 18:00, turneu i bamirësisë “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, mes brezit të artë të kuqezinjve të viteve 2000 dhe një kombëtare yjesh të Italisë, Greqisë dhe Turqisë.

Raklli-Duro-Jupi-Beqaj-Bogdani (1)

Një event i organizuar nga sindikata e futbollistëve shqiptarë, teksa të gjitha të ardhurat e mbledhura nga ky organizim do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.

Për sa i përket numrit të tifozëve që do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit, Sindikata e Futbollistëve bën me dije për “Panorama Sport”, se janë shitur mbi 8 mijë bileta.

ndeshja e bamiresise (1)

Por, duke parë interesimin në momentet e fundit, pritet që ky numër të rritet dhe në stadium të jenë të pranishëm afro 10 mijë tifozë.

Related posts

Aubameyang largohet në Kinë për një shifër rekord

Q.Autor

Serie A në kërkim të “bomberave”, ja cilët kanë qenë goditjet e janarit…

Q.Autor

Kukësi luan ndeshjen ndaj Qarabag/ Shameti, Rrumbullaku dhe Çyrbja “të mahnitur” nga Azerbajxhani

Isa.Autor

Leave a Comment