Futboll Sport

ZBULON PRAPASKENËN/ Sulmuesi Osimhen: Më kërkoi Interi dhe Juventus, dua të luaj në…

Viktor Osimhen, përtej fjalëve “në mbrojtje” të Kristiano Xhuntolit, drejtorit sportiv të Napolit, mbetet një objektiv i nxehtë për sulmin e “Axurrëve”, mbi të gjitha nëse largohet Milik.

Nigeriani i Lilës është rrëfyer ditët e fundit se “në vitin 2015, pas Botërorit U-17, më kërkuan Juventusi, Interi, Barcelona dhe Arsenali. Zgjodha Volfsburgun, sepse doja të rritesha”.

Lojtari me vitlindje 1998, i vlerësuar 50 milionë, ka megjithatë objektiva të qartë: “Dua të luaj në një klub të madh, të fitoj Champions-in dhe diçka me Nigerinë”.

Related posts

ZYRTARE/ Juventusi nënshkruan me këtë lojtar, kontratë 4-vjeçare

Isa.Autor

TË PAPËRMBAJTSHËM/ “Djajtë Kuq” ndëshkon Sheffield, Martial nuk mund të ndalet (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Gruaja e Buffon sulmon CR7: Anëtarët e familjes nuk bëjnë si motra jote…

Delo.autor

Leave a Comment