Futboll Premier League

Wenger insiston: Ozil nuk do t’i bashkohet United

Arsene Wenger ka insistuar se Mesut Ozil nuk do t’i bashkohet Manchester Unitedit në janar, por ka refuzuar ta hedhë poshtë mundësinë që gjermani të largohet gjatë verës.

Kontrata e Ozilit me Arsenalin skadon në fund të këtij sezoni, dhe ai është lidhur vazhdimisht me një numër skuadrash, përfshinë Barcelonën dhe Unitedin e Jose Mourinhos.

29-vjeçari mund të negociojë me skuadra tjera nga janari për ndonjë transferim të mundshëm në verë, dhe Wenger insiston se Ozil do ta përfundojë sezonin në “Emirates”, edhe pse nuk e mohoi se në verë mund të largohet.

“Sa afër? Nuk e di sa afër”, tha francezi kur u pyet nëse Ozil është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re.

“Manchester United nuk na ka kontaktuar asnjëherë, gjithsesi, prandaj s’e di nga doli kjo. Ai do të qëndrojë deri në fund të sezonit, më pas gjithçka është e hapur”, ka shtuar ai.

Related posts

ZYRTARE/ Rafinha lë PSG dhe kthehet në Spanjë te gjigantët e La Ligas…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Pas një asist nga Olmos, Ojarzabal ndëshkon Kroacinë (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ “Mbret” i Europës, bomberi Lukaku si snajper nga pika e bardhë

Delo.autor

Leave a Comment