Sport Tennis

TENIS/ Zihet me gjyqtarin dhe largohet, kundërshtari e bind të rikthehet në fushë

Në ndeshjen e ATP Cup mes uruguajanit Pablo Cuevas dhe gjeorgjianit Nikoloz Basilashvili ka patur mjaft tension. Jo mes dy lojtarëve por mes Cuevas dhe gjyqtarit të takimit. Ky i fundit ka paralajmëruar disa herë uruguajanin për impenjim të ulët në fundin e setit të parë, në shifrat 5-4 (40-0) në favor të gjeorgjianit.

Paralajmërimi i gjyqtarit nuk është pritur mirë nga Cuevas, që ka kërkuar edhe ndëhyrjen e supervizorit të ndeshjes. Gjithsesi, i pakënaqur edhe nga kjo ndërhyrje, ai ka vendosur të lërë ndeshjen, duke marrë çantën dhe u drejtua nga hyrja.

U ndesh ndërhyrja e tenistit gjeorgjian Basilashvili që situata të qetësohet. Ai bisedoi disa sekonda me Cuevas, duke e bindur të rikthehet në fushën e lojës, në respekt për publikun që ka paguar biletën dhe ka ardhur të shohë ndeshjen (u fitua 2-1 nga gjeorgjiani).

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN/ Trajneri i Menemespor: Fenerbahçe ofertë zyrtare për Selmanin, ja kush e bllokoi

Delo.autor

Rusi 2018/ Egjipti do ta nisë botërorin me një rekord të ri

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Veseli bashkohet me skuadrën e re, firmos në Itali

F.autor

Leave a Comment