Futboll Shqipëri Sport

NGJARJE E RËNDË/ Portieri shqiptar diagnositikohet me tumor në stomak (FOTO)

Portieri i Trepçës ’89 Arben Beqiri pranoi publikisht se vuan nga tumori në stomak dhe do t’i duhet të shkëputet për disa kohë nga futbolli për t’iu nënshtruar kimioterapisë.

arben beqiri

31-vjeçari e dha lajmin për “Gazeta Olle” ku shton se është optimist për t’u shëruar njëherë e mirë. Ai shpreson që deri në muajin mars gjithçka të marrë fund.

“Jam diagnostikuar me tumor në stomak. Kam nisur kimioterapinë dhe besoj plotësisht se do t’ia dalë mbanë. Unë që prej muajit nëntor nuk jam stërvitur me skuadrën për shkak të këtij problemi shëndetësor. Nuk do të stërvitem edhe për dy muaj. Nëse puna shkon mirë, atëherë në mars do të rikthehem në fushë”, shprehet Beqiri.

Të gjithë luten që ai të shërohet sa më shpejt dhe t’i rikthehet sportit dhe punës së tij të dashur: futbollit.

beqiri

Related posts

REBELOHET BALE PAS HUMBJES ME REALIN/ Nuk hipën në autobusin e ekipit

Delo.autor

BASKETOBLL/ “Dream Team” s’është më ekip ëndrrash, humbet edhe miqësoren me Australinë

Delo.autor

DISFATA NË DERBIN E MADONINËS/ Politikani i njohur italian kritikon ashpër futbollistët e Milanit: Janë ekip qesharak… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment