Futboll Shqipëri Sport

“I PALUMTUR TEK ARSENAL?” Taulanti flet për të ardhmen e Granit Xhakës

Granit Xhaka po pret të mësojë se çfarë do të bëhet me të ardhmen e tij, duke qenë se gjithçka ka marrë një ndryshim të menjëhershëm. Pak kohë më parë u zgjodh kapiten dhe një ndeshje e ktheu menjëherë në të padëshiruarin e skuadrës dhe mori vërshëllima të shumta nga tifozeria duke iu hequr edhe shiriti i kapitenit.

Në lidhje me të ardhmen e Granitit, ka folur vetë Taulant Xhaka. vëllai i futbollistit të Arsenalit u shpreh se do të qëndrojë në skuadrën angleze, duke shtuar se ndihet shumë i lumtur aty ku është. Ai hodhi poshtë hipotezën për një kalim të mundshëm te Hertha.

Nuk e di nëse Hertha ishte një opsion konkret për Herthën, por kam folur me të dhe më ka thënë se Bundesliga është një kampionat që e tërheq shumë por kërkon të qëndrojë në Premier Ligë. Ai ndihet shumë rehat me trajnerin e ri, Mikel Arteta.

Graniti do të fitojë zemrat e tifozëve sërish dhe jam i bindur. Ai ka luajtur më parë dhe ka treguar paraqitje pozitive për të cilat tifozët e kanë duartrokitur. Trajneri është shumë i kënaqur me të, u shpreh Taulanti.

Related posts

Eleminoi BARCELONËN nga Champions League, lojtari i ROMËS vendos për të ardhmen

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ “Pleshti” i përgjigjet Aspas, i tregon si shënohet nga goditjet e dënimi (VIDEO)

Delo.autor

DINAMO ZBARKON NË POGRADEC/ Ja si shkoi stërvitja e parë e bluve nën drejtimin e Shkëmbit…

Delo.autor

Leave a Comment