Futboll Seria A Sport

SUPER IBRA! Milani triumfon në transfertë ndaj Cagliarit

Milani ka arritur të sigurojë një fitore mjaft të rëndësishme në këtë të shtunë në Serie A.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Sardegna Arena”, Milani ka fituar me rezultatin e pastër 0-2 ndaj skuadrës së Cagliarit.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë, Milani shënoi që të dy golat e fitores.

Fillimisht, ai që do të zhbllokonte sfidën në minutën e 46-të, ishte Leao, i ndihmuar dhe nga një devijim i mbrojtësit të Cagliarit.

Ndërkaq, Zlatan Ibrahimovic shënoi golin e parë pas rikthimit te Milani në minutën e 64-t. Një gol fenomenal.

Pas 19 ndeshjeve, Milani ngjitet në vendin e tetë me 25 pikë të tubuara.

Ndërkaq, Cagliari mbetet në vendin e gjashtë me 29 pikë.

Related posts

Mega ofertë nga Franca për mbrojtësin Kostas Manolas/ Por nuk është PSG-ja

Sadik.Autor

REAL MADRID-BARCELONA/ “Katalanasit” kalojnë në avantazh, shënon Suarez

Delo.autor

Përleshje masive në Spanjë: Pesë të burgosur, disa të lënduar para ndeshjes Bilbao – Spartak

Q.Autor

Leave a Comment