Futboll Sport

TRAGJEDIA VJEN NGA AUSTRALIA/ E hanë peshkaqenët teksa lahej në oqean …

Një lajm tragjik vjen nga Australia, ku një futbollist 21-vjeçar është mbytur teksa lahej në oqean dhe më pas u sulmua nga peshkaqenët.

Erik Birixhiti po lahej me miqtë e tij në brigjet e “Twilight”, në 2 janar, por ajo duket se ka qenë dita e fundit e jetës së tij. Sipas dëshmisë së miqve të tij, 21-vjeçari u tërhoq nga rryma dhe u mbyt dhe më pas u sulmua nga disa peshkaqenë.

Gjithashtu ata në dëshminë e tyre thonë se e kishin të pamundur të bënin diçka, në mënyrë që t’i vinin në ndihmë shokut të tyre. Birinxhiti në karrierën e tij si futbollist, kishte fituar një kampionat për të rinj në SHBA, me fanellën e Kasting Bronkos, teksa së fundmi aktivizohej me Tomas Akuinas në Nju Jork.

Related posts

U KTHYE NË PRIORITET PËR MERKATON E VERËS/ Barcelona arrin marrëveshjen me klubi holandez për…

Delo.autor

“Kush thotë se Roma është kundërshtar i lehtë, nuk i kanë parë ndeshjet kundër Barçës”

Sadik.Autor

NDJEK ME VËMENDJE ZHVILLIMET E “BAVAREZËVE”/ Ribery jep alarmin: Bayern ka nevojë për cilësi, duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment