Futboll La Liga Sport

“NUK JAM ARMIK I ATLETICOS”/ Kapiteni Ramos: Duhet të bëjmë një ndeshje serioze…

Serxho Ramos nuk e quan armik Atletikon e Madridit, edhe pse e pranon që fitoret ndaj tyre i shijojnë shumë, sepse është rivali direkt.

Ai e konsideron finalen e sotme shumë të vështirë, por një mundësi të artë për të çuar në palmaresin e klubit një tjetër kupë. “Një nga gjërat më të rëndësishme është ambicia që ka Reali i Madridit. Kjo skuadër nuk lodhet kurrë së fituari. Duhet të bëjmë një ndeshje serioze, pa gabime dhe me objektivin e qartë për të ngritur titullin.

Formati? Nuk varet nga ne. Është federata që vendos, por mua më duket një formë e mirë dhe i jep më shumë rëndësi këtij trofeu. Këtë vit patëm fat që morëm pjesë, por të shohim në të ardhmen”, ka thënë fillimisht kapiteni i Realit të Madridit.

I pyetur nëse është armiku numër një i Atletikos, ai thotë se kjo fjalë është e rëndë. “Fjala armik nuk duhet të ekzistojë në futboll. Është një rival direkt dhe kjo më bën që t’i shijoj më shumë fitoret ndaj tyre. Është rival aspak komod, prandaj duhet të bëjmë kujdes. Më pëlqen të kujtoj më shumë gjërat e bukura që kam përjetuar ndaj tyre”, tha Ramos.ramos

Ai foli gjithashtu për momentin personal që po kalon. “Jam mirë dhe dua që të vazhdoj kështu. E gjithë skuadra, në fakt, po kalon një moment shumë të mirë. Në aspektin mbr

Related posts

TAKIM I ÇUDITSHËM/ Shikoni si i priti Zidane lojtarët e skuadrës së tij (VIDEO)

Delo.autor

Milani arrin marrëveshje me dy futbollistë

Q.Autor

Atletico Madrid i pamëshirshëm për Lokomotiv Moscow

Q.Autor

Leave a Comment