Futboll Seria A Sport

“PLAS” NË ITALI/ Lojtari ofendon ish-trajnerin e Inter: Ik p*rdh*!

Nuk ka qenë një pasdite e lehtë kjo e ditës së sotme për trajnerin e Torinos Valter Maxarin.

TURIN, ITALY - JANUARY 09:  Torino FC head coach Walter Mazzari looks on during the Coppa Italia match between Torino FC and Genoa CFC at Stadio Olimpico Grande Torino on January 9, 2020 in Turin, Italy.  (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Tekniku italian uli në stol futbollistin e vet Simone Verdin në pjesën e dytë, veprim i cili ka acaruar në maksimum ish-lojtarin e Napolit, i cili ofendoi teknikun e tij gjatë kohës që po zëvendësohej duke i thënë “Ik p*rdh*!”. Më pas ka marrë shishen me ujë dhe e ka përplasur në stol.

gettyimages-1193346351

Pas sfidës Maxarri kritikoi lojtarin e tij për humbjet e shumë topave në lojë, ç’ka mund t’i rrezikonte fitoren Torinos. Ai kërkoi që drejtuesit e klubit ta gjobisnin Verdin.

“Kur e zëvendësova Verdin e bëra për të mirën e skuadrës, ai e di shumë mirë këtë. Nëse fillon të humbasë kontrollin e topit njësoj siç bëri në pjesën e dytë të ndeshjes së sotme ndaj Bolonjës, normale që do të zëvendësohet. Ai është njësoj si të gjithë futbollistët e tjerë dhe duket të ketë respekt në radhë të parë për shokët e ekipit, pastaj për trajnerin. Nëse klubi e shqyrton çështjen, duhet ta gjobisë”, përfundoi ish-trajneri i Napolit dhe Interit Valter Maxarri.

Related posts

“MË ZBULOI GJYSHJA”/ Roshi tregon emocionet e thirrjes në kombëtare, ja rrëfimi i tij

Delo.autor

NUK KA SHËNUAR ENDE/ Nisin sulmet ndaj RONALDOS: Nuk bën dot pa Kroos dhe…

Isa.Autor

TËRMETI TRAGJIK/ Partizani viziton Thumanën, ndihma për të dëmtuarit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment