Futboll La Liga Sport

ZIDANE ASNJË HUMBJE NË FINALE/ Real Madrid triumfon me penallti në Superkupën e Spanjës

Njësoj si në finalen e Champions Ligës të vitit 2016-të. Reali i Madridit mposht Atletikon e Madridit, në Superkupën e Spanjës, pas “ruletës” së penalltive.

Koha e rregullt dhe 2 shtesat nga 15 minuta, përfunduan me rrjeta të paprekura, ndërkohë që nga pika e bardhë e penalltive, të besuarit e Zinedin Zidan, u treguan më të saktë, duke triumfuar. Të 4 penalltitë u realizuan nga “Galaktikët”, ndërkohë që për Atletikon gaboi Saul dhe Thomas.

Karvahal, Rodrigo, Modriç dhe Ramos ishin ekzekutuesit e saktë të 11-metërshave për madrilenët. Vlen për t’u përmendur se kjo ishte një tjetër finale e fituar nga Zinedin Zidan, i cili nuk ka humbur asnjë të tillë.

Related posts

TALENTI PREMTUES/ Kush është lojtari “X” qe po transferohet tek MILANI (VIDEO)

Isa.Autor

Messi festoi darkën e tij të parë si kapiten me skuadrën

Isa.Autor

Historia e pabesueshme e Robertson, dikur pa para në xhep, tashmë…

Sadik.Autor

Leave a Comment