Futboll Sport

E BUJSHME/ Pochettinio shfaqet papritur kandidat për të marrë drejtimin e Barcelonës

Pas refuzimit të Xavit për t’u ulur menjëherë në stolin e Barcelonës, mediat spanjolle raportojnë se tani favorit për të marrë vendin e Valverdes është ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino.

Ky i fundit është i papunë prej më tepër se një muaji dhe nuk do t’i thoshte dot jo Barcelonës, ndërsa përveçse gëzon pëlqimin e presidentit Bartomeu, shihet me sy të mirë edhe nga futbollistët katalanas.

Pochettino ka një eksperiencë të mëhershme në Katalonjë, pasi ka drejtuar për disa kohë me sukses Espanyolin, ndërsa së fundi ka qenë për thuajse 5 sezone në stolin e Tottenhamit, skuadër që e çoi deri në finalen e Championsit një vit më parë.

Related posts

ZYRTARE/ U grumbullua me për herë të parë me Kombëtaren, mbrojtësi i talentuar shqiptar firmos me klubin e Serisë A

F.autor

Zidane i ‘dashuruar’ pas Hazard, por Perez ka 1 kusht për t’ia blerë

Q.Autor

DISFATA NDAJ ATALATA-S/ Presidenti De Laurentiis nuk duron dot. Ja çfarë ka bërë pas ndeshjes….

Delo.autor

Leave a Comment