Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Xherdan Shaqiri drejt rikthimit në Serinë A tek klubi…

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane dhe ato britanike. Bëhet fjalë për futbollistin me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili është pranë akordit me Romën, e cila është duke menduar për zëvendësuesin e Zaniolos, që pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Juventusit.

Shaqiri pritet të rikthehet në Serinë A, pas aventurës me Interin në vitin 2015, e cila për hir të së vërtetës, nuk ka qenë fort pozitive.

shaqiri

28-vjeçari nuk po gjen shumë hapësira te kampionët në fuqi të Europës dhe është duke menduar largimin. Mesfushori pritet të kalojë në formë huazimi me të drejt blerje në fund të sezonit nga klubi italian.

Related posts

SHTANGET JUVENTUS/ Letizia përfiton nga gabimi në mbrojtje dhe rihap sfidën ndaj “Bardhezinjve” (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Alfa Romeo s’ka vend për Mick Schumacher, zyrtarizon dy pilotët për vitin 2021

Delo.autor

KRITIKON RONALDON PËR LARGIMIN NGA SERIE A/ Ish-lojtari Brio: CR7 ishte mosrespektues me Juventusin

Delo.autor

Leave a Comment