Futboll Kategoria Superiore Sport

KËRÇIKU PROVON NJË TJETËR PROFESION/ Shikoni si këndon mbrojtësi para shokëve të ekipit të ri (VIDEO)

Dorian Kërçiku ka qenë një nga emrat më të përfolur në këtë merkato janari, teksa vendosi të largohet nga Tirana dhe kaloi te rivalët e përjetshëm të Partizanit.

Mbrojtësi si fillim u bashkua me Bylisin, por më pas ndërroi mendje dhe u largua nga ballshiotët, për të vazhduar karrierën te “Demat”. Lojtari shpreson që të ketë sukses në këtë aventurë të re, duke arritur edhe objektivat e klubit aktual.

Ashtu siç ndodh me të gjithë lojtarët e ri kur bashkohen me një skuadër, që këndojnë përpara shokëve të ekipit, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Kërçikun.

Ky i fundit është detyruar të këndojë përpara shokëve të ekipit, teksa këndon këngën: “Hej goce ca po bën, hajde mos u bëj ti pishman”.

Related posts

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Jurgen Klopp dhe oferta që mund të kishte ndryshuar historinë

Delo.autor

U SHPALL KAMPION ME PARTIZANIN/ Rubin Hebaj transferohet në Ukrainë tek klubi…

Delo.autor

SINJALE SHPRESE PËR MILANIN/ Oferta e re për Leaon afron firmën me portugezin

F.autor

Leave a Comment