Eredivisie Futboll

Ajaxi mposht me vështirësi Twenten dhe mban gjallë shpresat për titull

Ajaxi i Amsterdamit mban ende gjallë shpresat për titull në Eredivisie. Harkëtarët mposhtën 2-1 Tëenten në javën e 23-të të kampionatit holandez duke e ngushtuar sërish në 7 pikë diferencën ndaj PSV-së kryesuese në renditje.

Ajaxi kaloi pa u mbushur ende 3 minuta lojë në epërsi me një gol të bukur të djalit të legjendës Patrick Kluviert, Justin Kluviert i cili shënoi golin e 6-të në këtë sezon të Eredivisies dhe nga java në javë po konfirmohet si një talent i padiskutueshëm.

Megjithatë miqtë nga Enschede të cilët kanë probleme ekonomike dhe rrezikojnë seriozisht rënien në këtë sezon e surprizuan Ajaxin në minutën e 66-të me golin Tighadouinit.

Megjithatë baraspesha zgjati pak pasi danezi Lasse Schonne kthehu në gol një 11-metërsh në të 71-ën duke i dhënë fitoren skuadrës së trajnerit Ten Haag.

Related posts

BARCELONA NDEZ MOTORRËT NË MERKATO/ Neymar pranë kalimit në “Camp Nou”, sakrifikon yllin…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Djali i Zidane përfundon në Portugali tek klubi… (FOTO)

Delo.autor

Napoli kërkon të rikthehet tek fitorja ndaj Chievos, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment