Futboll Seria A Sport

INTER-CAGLIARI/ Trajneri Conte synon triumfin në kupë (FORMACIONET ZYRTARE)

Interi do të presë në shtëpi Kaljarin ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Italisë.

Pas barazimit ndaj Atalantës në kampionat, zikaltërit e Kontes do të kërkojnë triumfin në Kupë, por nuk do ta kenë aspak të lehtë. Kaljari gjithashtu kërkon të marrë një rezultat pozitiv, ky pas një periudhe shumë të mirë që po kalonte në kampionat, në ndeshjet e fundit kanë regjistruar rezultate negative.

Ndryshime të shumta do të ketë në formacionet e ekipeve nga të dy trajnerët, të cilët kërkojnë t’iu japin minuta lojtarëve që kanë aktivizuar më pak. Për Interin do të nisë si titullar, Aleksis Sançez, i cili është rikthyer nga një dëmtim që e mbajti larg fushave për një periudhë kohore.

FORMACIONET ZYRTARE:

Inter: Handanoviç, Godin, Ranokia, Shkrinjar, Lazaro, Barela, Brozoviç, Valero, Dimarko, Lukaku, Sançez.

Kaljari: Olsen, Farago, Pisakane, Ualukiuicz, Lykogianis, Ionita, Oliva, Nandez, Naingolan, Kastro, Cerri.

Related posts

ISHTE NË TRANSFERIM “LIVE”/ Ja momenti kur mesfushori i Juventus pëson “aksident” të çuditshëm (VIDEO)

Delo.autor

“DUA QË TA BËJ…”/ Kampioni i botës do të marrë gjysmën e shpërblimit në bitcoin

Delo.autor

I DEL NË MBROJTJE WANDAS/ Ultimatumi i Icardit: Rinovoj vetëm me një kusht

Delo.autor

Leave a Comment