Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Inter-Cagliari. Rezultati 4-1

Interi do të presë në shtëpi Kaljarin ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Italisë.

Pas barazimit ndaj Atalantës në kampionat, zikaltërit e Kontes do të kërkojnë triumfin në Kupë, por nuk do ta kenë aspak të lehtë. Kaljari gjithashtu kërkon të marrë një rezultat pozitiv, ky pas një periudhe shumë të mirë që po kalonte në kampionat, në ndeshjet e fundit kanë regjistruar rezultate negative.

Ndryshime të shumta do të ketë në formacionet e ekipeve nga të dy trajnerët, të cilët kërkojnë t’iu japin minuta lojtarëve që kanë aktivizuar më pak. Për Interin do të nisë si titullar, Aleksis Sançez, i cili është rikthyer nga një dëmtim që e mbajti larg fushave për një periudhë kohore.

 

LIVE/ Inter – Cagliari 4-1

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 81/ Inter shënon golin e katërt falë Andrea Ranocchia.

MINUTA 73/ Cagliari ngushton diferencën me golin shënuar nga Christian Oliva.

MINUTA 49/ Inter thellon shifrat me golin e shënuar nga Romelu Lukaku.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 22/ Inter dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Iglesias Borja Valero.

MINUTA 13/ VAR anulon golin e Romelu Lukakut.

MINUTA 12/ Ndërhyn VAR për një pozicion të dyshimtë.

MINUTA 12/ Inter dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Romelu Lukaku.

MINUTA 1/ Inter kalon në avantazh me golin e shënuar nga Romelu Lukaku.

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

BENEVENTO-NAPOLI/ Ylli Lorenzo i kundërpërgjigjet vëllait me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

New York Times: Milan do të përjashtohet nga Europa Liga

Sadik.Autor

Sekreti i madh i Bundesliga-s, si arrin të qëndrojë mes kampionateve elitare

Sadik.Autor

Leave a Comment