Sport Të tjera

RALLY DAKAR 2020/ Incident i frikshëm për pilotin Alonso, makina përmbyset dy herë në shkretëtirë (VIDEO)

Sa i frikshëm aq edhe spektakolar aksidenti që ka pësuar sot në etapën e 10-të të Rally Dakar 2020 piloti spanjoll Fernando Alonso. Makina e tij Toyota është rrotulluar dy herë në dunat e shkretëtirës arabe, por për fat të mirë asnjë pasojë për Alonso dhe shoqëruesin e rij Marc Coma.

Makina ka rënë sërish me rrota në tokë dhe pas disa sekondash Alonso dhe shoqëruesi i tij kanë vijuar normalisht garën, pasi nuk kishin asnjë problem fizik.

Ghithsesi, ky aksident i ka kushtuar shumë spanjollit, që ka kërkuar asistencë teknike dhe është renditur në vendin e 35-të, duke humbur shumë terren në renditjen e përgjithshme karshi kryesuesve.

Related posts

“BOOM” NGA JUVENTUSI/ Italianët mendojnë të nënshkruajnë para kontratë me Ramsey

Isa.Autor

Presidenti Meta i akordon titullin ‘Mjeshtër i madh’ Sulejman Demollarit

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ CAGLIARIT/ Nuk po aktivizon De Light prej 4 ndeshjesh, Sarri tregon arsyen

Delo.autor

Leave a Comment