Futboll Sport

RRAHU NJË VIT MË PARË GRABITËSIN/ Sportistja nuk pendohet: E bëra për t’u treguar femrave…

Sportistja e UFC-së Poliana Viana nuk pendohet për rrahjen që i dha një grabitësi në Rio de Zhaneiro një vit më parë.

Ajo shprehet se veproi në vetëmbrojtje dhe për t’i sensibilizuar femrat për të reaguar në rast dhunimi apo kërcënimi. Në një deklaratë për mediat amerikane, braziliania shton se kritikat e mediave për dhunimin e grabitësit e kanë ndihmuar të bëhet më e fortë.

“Mbaj mend çdo gjë nga ajo ngjarje. Duket sikur ka ndodhur dje. Vëmendja rreth ngjarjes nuk zgjati shumë, por njerëzit vazhdojnë pyesin akoma. Mendoj se ishte gjëja e duhur për t’iu treguar grave se mund të jenë të aftë për të mbrojtur veten. Të bësh gjënë e duhur apo të gabuar do të ketë gjithmonë kritika. Por mbi të gjitha kjo vëmendje më bëri mirë”, shprehet 27-vjeçarja.

Një vit më parë, Viana u kërcënua nga një grabitës, i cili i kërkoi telefonin, por ajo u kundërpërgjigj duke e goditur me 2 grushta dhe një shkelm.

Fotot e grabitësit-viktimë u përhapën në të gjitha rrjetet sociale dhe u pa se ai ishte lënduar vërtet keq.

Related posts

“E KAM BLERË KUR KAM ARDHUR TEK PSG”/ Marquinhos ka një makinë ëndrrash, por preferon të lëvizë me taksi (FOTO)

Delo.autor

Ronaldo “shfrenon fantazinë”/ Fenomeni parashikon rezultatin befasues në finalen e Kievit…

Sadik.Autor

Skënderbeu është gati për Superioren, korçarët afrojnë SULMUESIN e ri (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment