Futboll Premier League Sport

DRAMË NË NEWCASTLE/ “Blutë e Londrës” tronditen në frymën e fundit! (VIDEO)

Dramë e vërtetë në Newcastle pasditen e sotme, me vendasit që mposhtën Chelsean në frymën e fundit. Një ndeshje ideale për të vërtetuar rregullin e pashkruar të futbollit: Nëse nuk shënon do e pësosh! Chelsea shpërdoroi pafund, sidomos në pjesën e parë dhe në fundin e ndeshjes mori një goditje surprizë.

Pikërisht atëherë kur gjithçka dukej e mbyllur erdhi goli i Newcastle. Në minutën e 94-të Hayden shënoi me kokë pas një krosimi të Saint-Maximin. Festë e çmendur për vendasit, ndërsa zhgënjim i madh për Blutë e Lampard, të cilët mbeten në kuotën e 40 pikëve, 6 më shumë se ndjekësit e Manchester United dhe Wolves.

 

Related posts

DIEGO GODIN NUK KA DYSHIME/ Krahason Interin me Atleticon e Madrid kur fitoi La Ligën

Delo.autor

VIDEO/ Mario Balotelli nuk ka për të ndryshuar kurrë, shihni disa nga situatat më komike të ‘problematikut’ italian

Q.Autor

KLUBI “ZIKALTËR” VATËR INFEKTIMESH ME COVID-19/ Dalin përgjigjet e tamponëve tek Inter. ja gjendja e Marottas…

Delo.autor

Leave a Comment