Sport

SUPER SFIDA/ McGregor, pasi e përgjaki Cerronen: “Do të rikthehem kampion bote” (VIDEO)

Vetëm 40 sekonda i kanë mjaftuar Conor McGregor për të mposhtur Donald “Cowboy” Cerrone në eventin UFC0-246, zhvilluar mëngjesin e sotëm në Las Vegas, sfidë e vlefshme për peshën “welterweight” (pesha 71-77kg).

Një rikthim triumfues i irlandezit, që befasoi të gjithë me startin që i bëri kësaj sfide, përfshi edhe rivalin e tij, që u dorëzua shumë shpejt.

Që në momentin që nisi dueli McGregor godet Cerrone me shpatull në fytyrë, duke bërë që “kaubojsi” amerikan të gjakoset.

Kjo i jep zemër irlandezit të vijojë sulmet dhe brenda pak sekondash Cerrone është në tapet, duke u goditur nga grushtet e McGregor, deri në momentin që gjyqtari vendos të ndalë sfidën.

Cerrone nuk e priste këtë start të furishëm të irlandezit, që dukej në formë të jashtëzakonshme dhe e meritoi fitoren.

Ai tha se suksesi erdhi falë punës së palodhshme për muaj të tërë.

Related posts

JO VETËM MESHKUJT/ Shikoni si lojtaret femra “ofendojnë” meshkujt në futboll (VIDEO)

Isa.Autor

KOMBËTARJA SJELL PASOJA/ Interi lë jashtë Kristjan Asllanin

F.autor

SUPERNDESHJA/ Reus barazon rezultatin kundër Bayern Munichut

Isa.Autor

Leave a Comment