Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Liverpool-Manchester United. Rezultati 2-0

Kryendeshja e ditës së sotme në kampionatet elitare të Europës është ajo ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester United. “Redsat” kanë dy motive për të fituar, pasi “Djajtë e kuq” janë të vetmit që i kanë marrë pikë këtë sezon, ndërsa Manchester City u ndal sërish dje.

Trajneri Jurgen Klopp ka bërë me dije formacionin që do të zbresë në fushë, në orën 17:30. Nuk ka ndryshime në formacionin titullar, pasi Klopp vazhdon t’i besojë Mane, Salah dhe Firminos në sulm. Chamberlain po fiton vendin e tij në formacion, pasi e nis nga minuta e parë.

Manchester United zbret me një detyrë të vështirë në fushën e lojës. Ekipi i Manchesterit nuk ka yllin e momentit Rashford. Ai u dëmtua në Kupë dhe nuk mund të luajë. Martial dhe James do të jenë sulmi i ekipit të Solskjaerit.

 

LIVE/ Liverpool – Manchester United 2-0

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 90+3/ Liverpool dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Mohamed Salah.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 26/ Ndërhyn VAR dhe anulon golin për pozicion të parregullt.

MINUTA 25/ Liverpool kalon në avantazh me golin e shënuar nga Roberto Firmino, por miqtë protestojnë për pozicion të parregullt.

MINUTA 15/ Liverpool kalon në avantazh me golin e shënuar nga Virgil van Dijk.

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

VALENCIA-REAL MADRID/ “Vendasit” kalojnë avantazh, shënon Guedes

Delo.autor

INTER-NAPOLI/ Pas një harkimi nga Calhanoglu, Perisic ndëshkon me kokë për “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

Dështon keq Chelsea, kalon në vendin e katër

Isa.Autor

Leave a Comment