Albanian Stars Futboll

VIDEO/ Shihni golin e talentit shqiptar që po mahnit portugezët

Talenti i Kombëtares Shpresa, Agim Zeka, ka mahnitur portugezët, teksa ka shënuar një supergol në sfidën e djeshme mes Penafiel dhe Varzim, fituar 2-3 nga këta të fundit.

Djaloshi nga Drenica, që iu bashkua Varzimit vetëm në merkaton e janarit, i huazuar nga francezët e Lille, barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1, në minutën e 14-të, me një gol fantastik të shënuar pas një goditjeje nga distanca.

Goli i Zekës bëri xhiron e ekraneve sportive në Portugali, ndërsa nuk munguan elozhet për shqiptarin dhe krahasimet me futbollistë të mëdhenj portugezë.

Gjithsesi, jo çdo gjë shkoi siç duhej për fantazistin shqiptar, pasi vetëm 4 minuta pas golit, u detyrua të lërë fushën e lojës për shkak të një dëmtimi.

Zeka u huazua nga Lille për të fituar eksperiencë, ndërsa te Varzim presin që djaloshi të ndihmojë skuadrën të qëndrojë në Ligën e Dytë.

Related posts

Guardiola: Jemi të lumtur, ky titull është i rëndësishëm

Q.Autor

Ylli i Milanit mungon ndeshjen e ardhshme

Sadik.Autor

GODITJE PËR GUARDIOLËN/ Titullari i Mançester Sitit jashtë fushave të blerta 4-6 javë

F.autor

Leave a Comment