Futboll Premier League Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Liverpool refuzon dy oferta për mesfushorin Shaqiri, ja asyeja

Xherdan Shaqiri nuk po luan rregullisht te Liverpooli. Ai nuk është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Klopp, por klubi ka vendosur të mos e largojë në merkaton e janarit. Arsyeja e parë dihet, pasi “Redsat” po luftojnë në disa fronte dhe kanë nevojë për një grup të plotë.

Roma dhe Sevilla kanë qenë ekipet që kanë tentuar të huazojnë lojtarin me origjinë shqiptare. Sulmuesi dhe klubi kanë qenë në një mendje për t’i refuzuar dy mundësi të tilla. Shaqiri dëshiron që të shpallet kampion me “Redsat” më pas të largohet dhe i ka të gjitha shanset, duke parë dominimin e skuadrës liverpulase këtë sezon.

Klubi nga krahu tjetër ka një tjetër strategji, gazetari britanik James Pearce shkruan se Liverpooli nuk e largoi në janar 28-vjeçarin për ta shitur në verë. Vlera e tij do të rritet ndjeshëm pas fitimit të kampionatit dhe kampionët në fuqi të Championsit do duan të arkëtojnë të pakten 25 milionë euro nga shitja e tij.

Related posts

MESFUSHORI NGA UELLSI/ “Tersi” i personave “Vip” drejt largimit nga Arsenali

Isa.Autor

(VIDEO) Befasohet Liverpool, Swansea realizon golin e parë

Q.Autor

Futbolli në kaos, Gjykata nuk regjistron zgjedhjet në FSHF, reagon ish-kandidati Bashkim Fin

Sadik.Autor

Leave a Comment