Futboll Kategoria Superiore Sport

TRIUMFOJNË NË “NIKO DOVANA”/ Turkaj i dhuron Laçit fitoren dhe ngjitet në vendin e tretë

Laçi ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme në transfertë ndaj Teutës, me rezultatin 0-1, me golin e shënuar nga Turkaj.

Ndeshja nisi shumë keq për Laçin, pasi u detyrua të zëvendësoi Ignjatoviç dhe Rapon, që u dëmtuan dhe nuk mundën të vazhdojnë lojën. Ndërkaq ekipi i Cungut nuk është trembur dhe ka vazhduar të bëjë lojën e vet.

Pjesa e parë u mbyll në paqe, ndërsa e dyta nisi direkt me gol, pasi Turkaj me kokë nga afër ka shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e 53-të.

teuta laci

Minutat e mbetura ishin tepër të luftuara në mesin e fushës, me kartona të verdhë, por pa gola.

Kështu Laçi me këtë fitore shkon në kotën e 28 pikëve në vendin e tretë, ndërkaq Teuta ndodhet në vendin e gjashtë me po aq pikë.

Related posts

Ja çfarë tha Spalleti pas ndeshjes miqësore kundër Zenitit

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Barcelona nxjerr VIDALIN në shitje, ja 3 skuadrat që kërkojnë kilianin

Isa.Autor

Momente ankthi në fushë, sulmuesit të Galatasarait i bie sërish të fikët (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment