Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Hamilton paralajmëron rivalët: Këtë sezon do të jem një përbindësh

Lewis Hamilton nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ideja për të barazuar rekordin e Michael Schumacher. Piloti britanik ka fituar 6 tituj kampionë bote në Formula 1, një më pak se ikona gjermane e automobilizmit.

“Kur zbres në pistë jam në paqe me veten time dhe përqendrohem te gara dhe synoj fitoren. Ju garantoj se sezonin e ri do të jem një makinë dhe do të arrij një nivel që nuk e kam patur kurrë më parë”, u shpreh Hamilton.

Britaniku ka fituar titullin kampion në tri sezonet e fundit më Formula 1 dhe synon të triumfojë edhe këtë vit. Gjithashtu, kontrata e tij me makinën Mercedes përfundon të fund të këtij sezoni.

Related posts

E BUJSHME/ “Jashtëtokësori” i tërbuar me Barcelonën! Ja arsyeja

Delo.autor

Neymar: Vendos une për karrierën time/ Jo babai

Sadik.Autor

YLLI SIMHEN KËRKON FALJE PASI FESTOI NË NIGERI ME COVID-19/ Trajneri Gattuso: Duhet të mbytet te supa e tij, por…

Delo.autor

Leave a Comment