Futboll Kategoria Superiore Sport

NUK KURSEN IRONINË PËR JORGJIN/ Komentatorja kosovare: Gjyqtari më i mirë shqiptar, imagjino më të keqin (VIDEO)

Qeqa Krelani, komentatorja e njohur sportive në Kosovë, e ndjek me shumë interes kampionatin shqiptar.

Ajo ka ndjekur ndeshjen e Tiranës me Bylisin, që u luajt dje dhe u mbyll me fitoren e bardhebluve (2-1) me golin e Ngosë në frymën e fundit.

Goli i anglezit solli shumë polemika dhe kontestime të ashpra të lojtarëve te Bylisit, ndaj arbitrit të kësaj sfide Enea Jorgjit.

Gazetarja në profilin e saj në “Instagram”, nuk e ka kursyer ironinë për Jorgjin, duke shkruar: “3 pikë shumë të rëndësishme për Tironën. Me titull Enea Jorgji – gjyqtari më i mirë në Shqipëri – herë herë edhe me vepra”.

“Enea Jorgjin e kemi arbitrin më të mirë shqiptar”, dëgjohet të thuhet në sfondin e kësaj videoje. Ndërkaq përgjigja vjen me të qeshur: “Domethënë kjo po mendon si i bie më i keqi”.

Related posts

E PAPRITUR/ Mungon në listë, Mesi nuk luan në Ligën e Kampioneve

Delo.autor

Rrëfehet blerja e Barçës: Kur mu afrua Messi mu…

Q.Autor

Messi mungon në ndeshjen e lamtumirës së Andres Iniesta

Sadik.Autor

Leave a Comment