Futboll Sport

PROBLEME NË ZEMËR/ Studimi që duhet lexuar nga çdo tifoz i “çmendur”

Tifozët e përkushtuar të futbollit përjetojnë nivele të larta të stresit fizik teksa shikojnë ekipin e tyre, saqë ato mund t’iu shkaktojnë probleme në zemër.

Studimi i Oksfordit testoi pështymën e tifozëve brazilianë gjatë humbjes së tyre historike kundrejt Gjermanisë, në Kampionatin Botëror të Futbollit më 2014.

Aty u gjet se nivelet e hormonit kortizol u rriten befas dhe me shpejtësi të madhe.

Kjo mund të jetë e rrezikshme, pasi kortizoli i ngritur rrit presionin e gjakut dhe e bën zemrën të rrahë shpejt, thonë studiuesit.

“Tifozët që janë të lidhur ngushtë me ekipin e tyre – domethënë, ndjejnë se janë një me të – përjetojnë stresin më të madh fiziologjik kur shikojnë një ndeshje”, tha Martha Newson, hulumtuese në Qendrën për Studime dhe Kohezion Social në Oksford.

Kortizoli i ngritur gjithashtu mund t’iu japë njerëzve ndjenjën se jeta e tyre është në rrezik. Në ndeshjen e vitit 2014, Gjermania e ka mundur Brazilin me rezultat 7:1.

Related posts

(VIDEO) Goli, pritja dhe lojtari më i mirë i javës në La Liga

Q.Autor

E PABESUESHME/ Shikoni si lojtari i shpëton zjarrit në hotel duke u varur nga kati i 11-të (VIDEO)

Delo.autor

Sevilla gati të paguante në verë për lojtarin e Liverpulit, Klop ia jep falas në dimër

Isa.Autor

Leave a Comment