Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Fitore me kosto për Dinamon, dy lojtarët e “bluve” rrezikojnë sfidën ndaj Tiranës

Dinamos i shtohen problemet me dëmtimet para derbit të së shtunës me Tiranën në kampionat.

Romeo Harizaj dhe Rimal Haxhiu lanë të dy fushën në pjesën e dytë, pasi e kishin të pamundur të vazhdonin nga dëmtimet.

Portieri fierak dëmtoi kaviljen që në pjesën e parë, kur la zonën e tij për të larguar një top të rrezikshëm.

Harizaj u dëmtua gjatë rënies dhe menjëherë mori ndihmën mjekësore, tentoi të qëndronte në fushë, por vetëm 2 minuta pas nisjes së pjesës së dytë ia la vendin Bakajt.

Haxhiu, që luajti si mbrojtës i djathtë, pati një kontraktim dhe u zëvendësua me Ali Samaken çerek ore para fundit.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES DERBI/ Engert Bakalli: Është përballje që do ta vendosin…

Delo.autor

David Luiz ‘ultimatum’ Chelseas: Titullar ose largohem!

Q.Autor

BËRI GJESTIN E PABESUESHME/ Alioski rikthehet te restoranti ku e përzunë, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment