Futboll Sport

“KAM NDARË DHOMËN ME MESSIN”/ Ish futbollisti ekstradohet në SHBA për 2 ton kokainë

Ish mesfushori i Southampton dhe kombëtares kolumbiane, Jhon Viafara është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Kolumbia për tu përballur me akuzat për trafik droge.

41-vjeçari përfundoi në prangat e policisë kolumbiane në marsin e vitit të shkuar. Ai akuzohet se ka importuar dy ton kokainë në ShBA me vlerë prej 21 milionë paund.

Viafara dyshohet se është koka e grupit në një operacion që u përdoren anije të shpejtësisë së lartë dhe aeroplanët e vegjël për ta dërguar mallin në Amerikë. Autoritetet amerikane e kanë akuzuar atë si “orkestruesin” e rrjetit dhe në disa vende të Amerikës qendrore.

Me pranga në duar, Viafara nuk nguroi të bënte shaka me mediat. Para se të niste udhëtimin drejt Teksasit, 41-vjeçari u shpreh:

“Unë kam ndarë dhomën e zhveshjeve me Messin, por tani do të duhet të ndaj një dhomë me dikë që ka qenë në luftë në vendin tonë.”

Me kombëtaren kolumbiane, Viafara luajti në 34 ndeshje, ndërkohë që në nivel ekipor u aktivizua në skuadra si Portsmouth dhe Real Sociedad.

Related posts

LIVE/ River-Boka: Kundërsulm “vrasës”, Boka e mbyll në avantazh të parën ndaj Riverit (VIDEO)

Isa.Autor

DHURON SPEKTAKËL NË “CAMP NOU”/ Ylli Depay trullos mbrojtjen dhe ndëshkon Getafen (VIDEO)

Delo.autor

HABIT MODRIC, KTHEHET NEGATIV NË TESTIN ANTI-COVID/ Vinicius: Nuk jam ende në 100% të formës…

Delo.autor

Leave a Comment