Futboll Sport

Trukimet në Shqipëri, zbulohen detaje nga dosjet e UEFA-s

Kampionati ynë nuk hyn tek ata me besueshmëri të lartë dhe kjo mund të dallohet qartë edhe nga fakti që ndeshjet e Superiores kuotohen ndonjë të hënë apo të premte, ndërsa në fundjavë interesimi nga kompanitë aziatikë është thuajse zero. Shumat që të lejojnë të luash janë të vogla, ndaj edhe anomalitë vihen re kollaj, sapo të tentohet të goditet një tip i caktuar basti. Gjithsesi jo gjithmonë kemi të bëjmë me trukim, por dyshimet ekzistojnë.

Në numrin e sotshëm të “Sport Ekspres”, raportohet se në FSHF kanë mbërritur nga UEFA (të përpiluara nga Sportradar, referuar sistemit BFDS) 10 dosje për ndeshje të caktuara të kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë. Dy janë të këtij kompeticioni, njëra madje në fazën çerekfinale në muajin shkurt. Në gjashtë prej ndeshjeve të dyshuara, njëri ekip në fushë ka qenë Lushnja.  Në artikullin e botuar zbulohet edhe një nga ndeshjet e dyshuara, që është ajo mes Partizanit dhe verdhejeshilëve, që përfundoi me shifrat 6-0.

“Kushdo që merr vesh nga bastet dhe Superiorja, e ka pasur të lehtë të vërë baste ndaj Lushnjës së dorëzuar. Këtë gjë e kanë marrë parasysh edhe në tregun e basteve, sepse kundër vendit të fundit në renditje është e qartë që të gjithë janë favoritë dhe kuotat rregullohen shumë shpejt.

Megjithatë, ka ndeshje ku anomalitë kanë qenë të mëdha dhe kanë vazhduar gjatë gjithë ndeshjes, si në rastin e ndeshjes Partizani-Lushnja 6-0 më 28 shkurt 2018, ku tregu i basteve priste gjithë kohën 4 gola e lart, edhe pse goli i parë erdhi në minutën e 28-të, ndërkohë që u shënuan tre gola në pjesën e parë dhe pati gola në limitet e të dy pjesëve. Në këtë rast, dyshimi është i madh që pa qenë nevoja të kishte bashkëpunim në fushë, Lushnja ose lojtarë të veçantë të mendonin të përfitonin financiarisht”, shkruhet ndër të tjera në artikullin e botuar në gazetë.

Related posts

E BUJSHME NGA FRANCA/ Neymar do të operohet sërish, ja sa do të mungojë

Delo.autor

Kukësi ka edhe një plan B për stolin nëse Cungu refuzon

Isa.Autor

Barcelona i shkon Romës, formacionet e mundshme

Sadik.Autor

Leave a Comment