Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDERBEU-FLAMURTARI/ “Vlonjatët” synojnë fitoren për të dalë nga kriza (FORMACINET ZYRTARE)

Do të luhen në Korçë përballja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, e cila do të ngrejë siparin e javës së 19-të të Kategorisë Superiore.

Bardhekuqtë e Ilir Dajës, vijnë në këtë sfidën me moralin e lartë, pasi triumfuan në mesjavë ndaj Partizanit. Ndërkohë nga ana tjetër, vlonjatët, po kalojnë një krizë të thellë, teksa ende nuk kanë provuar shijen e fitores së parë në kampionat.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, tekniku i skuadrës korçare ka bërë vetëm një ndryshim nga sfida ndaj Partizanit, duke ulur në stol mesfushorin Shqiprim Taipi, teksa nga fillimi është aktivizuar Asion Daja.  Në krahun tjetër vlonjatën, vijnë në këtë sfidë me mbroje të arnuar. Bie në sy numri i madh i futbollistëve të rinj të aktivizuar.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Daja, Elezi, Ndeki, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.

FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Nebihu, Qarri, Muçollari, Hoxhaj, Rrapaj, Vrapi, Kreshpa , Haruni, Ribaj. Trajner: Luan Birçe

GJYQTARË: Kreshnik Cjapi, Orgest Grabova, Nuri Rrapaj, Roxhers Muska

Related posts

“KAM URI PËR GOLA ,KOMBËTARJA MË MUNGON”/ Rrëfehet Cikalleshi: Kariusi më tha se bëra diçka të…

Delo.autor

MOHAMED SALAH/ Dikur askush nuk e përfillte, sot po mahnit botën e futbollit!!

Q.Autor

Spanja në ankth, dëmtohet lojtari kryesor i ekipit

Sadik.Autor

Leave a Comment