Futboll Seria A Sport

VIJON TË JETË AKTIV NË MERKATO/ Milan përgatit blerjen e radhës, nisin bisedimet për mesfushorin…

Milan vijon të jetë aktiv këtë merkato, me kuqezinjtë që pasi kanë afruar lojtarë si Ibrahimovic, Kjaer dhe Begovic, tashmë kërkojnë të fokusohen te talentet. I pari në listën e drejtuesve kuqezi është Florentino, portugezi i cili luan me Benficën.

Sipas raportimeve të fundit nga “Milannews.it”, Maldini dhe Boban kanë nisur bisedimet me klubin luzitan për të kërkuar huazimin e mesfushorit 20-vjeçar deri në fund të sezonit në “San Siro”. Përveçse me drejtuesit e Benficës, kuqezinjtë kanë biseduar edhe me agjentin e Florentinos, i cili thuhet se ishte dakord me një kalim në Itali. Tashmë, mbetet për t’u zgjidhur ngërçi me Benficën.

Related posts

Modric: Ndaj Danimarkës duhet të kemi frikë nga ky lojtar

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Napoli i pandalshëm, skuadra italiane triumfon në Frankfurt

F.autor

“NDIZEN SINJALET” NË SPANJË/ Icardi tek Real Madridi, “Zikaltërit” blejnë sulmuesin e Atalantës

Delo.autor

Leave a Comment