Futboll Seria A

Galliani kishte parashikuar gjithçka: E mbylla Gattuso-n në dhomë dhe ia thashë

Adriano Galliani, ish-administratori i deleguar i Milan, ka folur për të kaluarën e tij kuqezi: “Ndeshja më e vuajtur? Finalja e Champions League në Athinë kundër LIverpool. Ka qenë 2007, po fitonim 2-0, Liverpool shënoi dhe shkoi shumë afër barazimit në minutat e fundit. mendova se do të ndodhte ajo që ndodhi dy vite më parë në Stamboll. Futbollisti më i fortë i Milan? Van Basten, nuk kam asnjë dyshim”, ka thënë Galliani.

Më pas ka thënë: Marrëdhënia me Barbara Berlusconi? Ka qenë e vështirë, nuk mund të gënjej. Gattuso? E kam mbyllur me të vërtetë në dhomën e trofeve. Donte të largohej për shkak të dashurisë së madhe që kishte për Milan, nuk e duronte dot dhimbjen e humbjes së Stambollit dhe mendonte se duke u larguar, duke mos veshur më fanellën, dhimbje do të largohej më shpejt”.

“Në atë periudhë kam vuajtur shumë edhe unë dhe nuk kam fjetur për muaj të tërë. I kam thënë Rino-s: ‘Do ta shohësh se një ditë do të marrim revanshin dhe do ta fitojmë Champions-n. Ndoshta, pikërisht kundër Liverpool’”.

Related posts

VIDEO/ Balotelli fiton kundër vëllait në playstation, yjet e futbollit shfaqen krah tij në Instagram

Q.Autor

REKORD I VEÇANTË NË ITALI/ Lojtari me më shumë paraqitje në Seria A, i cili…

Delo.autor

TEUTA-PARTIZANI/ Të dyja skuadrat kërkojnë të marrin fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment