Basketball Breaking News Sport

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Shihni ndeshjen e fundit të karrierës së legjendës së basketbollit (VIDEO)

Legjenda e basketbollit amerikan Kobe Bryant vdiq pas një aksidenti me helikopter bashkë me vajzën e tij 13- vjeçare  Gianna Bryant.

Ndeshjen e fundit me Los Angeles Lakers, Kobe Bryant e luajti më 14 prill 2016 kundër Utah Jazz ku arriti të realizojë 60 pikë.

Në karrierën e tij 20 vjeçare ai veshi vetëm fanellën e Los Angeles Lakers për të realizuar gjithsej 33 mijë e 653 pikë, 7 mijë e 47 rebounds dhe 6 mijë e 306 asiste.

‘Mamba e Zezë’ siç thirrej 41- vjeçari për shkak të stilit të lojës fitoi 5 kampionate NBA, 1 çmim si basketbollisti më i vlefshëm, 2 çmime Bill Russell apo dhe shumë herë i përfshirë në ekipet më të mira All- Stars të NBA.

Po ashtu ai ka luajtur edhe me kombëtaren e SHBA duke fituar medalje të artë në lojërat olimpike Beijing 2008, Londër 2012 po ashtu dhe një medalje të artë FIBA 2007.

Related posts

PAS RIKTHIMIT TEK TIRANA/ Stërvitja e parë e Ngo në “Selman Stermasi”, anglezi “kokë më kokë” me… (FOTO)

Delo.autor

SHUMË I PAKËNQUR ME PSG-NË/ Mbappe “kërcënon” klubin: Nëse largohet Neymar, atëherë…

Delo.autor

KUJTON NDESHJEN E KUPËS SË BOTËS 2014/ Mbrojtësi Blind: Nuk e harroj kurrë, 5-1 kundër Spanjës më ndryshoi…

Delo.autor

Leave a Comment