Futboll Seria A Sport

HUMBJA NDAJ NAPOLIT/ Ronaldo shkoi i tërbuar në dhomën e zhveshjes!

Humbja ndaj Napolit e ngadalësoi ritmin e bardhezinjve të Sarrit, të cilët mbetën në krye të Serie A, por humbën shansin të thellojnë hendekun me ndjekësit më të afërt.

Pra, frenimi me barazime i Interit dhe Lazio nuk “çoi ujë në mullirin” e kampionëve italianë.

Gota, megjithatë, duket gjysëm e zbrazët te Juventusi, edhe sepse ai që u pa në “San Paolo” ishte një ekip pa sasinë e duhur të ligësisë konkurruese të nevojshme për t’u përballur me një kundërshtar si Napoli.

Në fund të mdeshjes, vetë Maurizio Sarri evidentoi qasjen psikologjike si problemin më të madh të Juventusit në transfertën napolitane.

Një problem që sigurisht nuk ka të bëjë me Cristiano Ronaldon. Numri 7, që shënoi gol në ndeshjen e tetë radhazi të Serie A, në të vërtetë, edhe në Napoli ishte ndër të paktët që e shpëtoi veten nga zhgënjimi total bardhezi.

Sidoqoftë, pesha e humbjes ka rënë edhe mbi supet e tij, aq shumë, saqë, sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport”, është larguar furishëm nga fusha.

Në dhomën e zhveshjes, Ronaldo do t’iu drejtonte shikime të zjarrta kolegëve, si për të ngritur alarmin mbi gjendjen e keqe të Juventusit.

Shkurt, një shenjë e qartë se humbja në “San Paolo” nuk u kapërdi dot nga ylli portugez. Ndërkohë, sot, në stërvitjen e “Continassa”, Sarri do të kërkojë ta mbajë ekipin afër, për të kuptuar situatën reale te lojtarët dhe shmangur tensionin.

Related posts

NUK SHËNON QË NGA SHTATORI/ Bale në THATËSIRË! Periudha më e errët e uellsianit tek Real Madrid

Delo.autor

Messi-Ronaldo? Trajneri kroat Daliç “vendos” për “Topin e Artë”

Isa.Autor

“DO TË NA MUNGOJË HYSAJ”/ Mbrojtësi Gjimshiti optimist: Luajmë më të sigurtë..

Delo.autor

Leave a Comment