Futboll Premier League Sport

“PISTOLETA” POLAKE DREJT LRGIMIT/ Premier “çmendet” mbas Piatek, ja klubi i radhës që e kërkon

Chelsea është duke ndjekur situatën e sulmuesi Krzysztof Piatek, sipas “The Telegraph”. Blutë e Londrës po përpiqen të marrin Edinson Cavani nga PSG, por kanë identifikuar edhe polakun e kuqezinjve si një mundësi alternative. Një tjetër klubi londinez, Tottenham, është i interesuar për shërbimet e Piatek, ta marrë atë në formë huazimi, meqë është dëmtuar Harry Kane.

Po ashtu, Manchester United ka qenë i lidhur me një transferim të polakut. Më këmbëngulës duket se është Chelsea, i cili nuk ka hequr dorë ende nga nënshkrimi i Cavani, këtë javë. Megjithatë, Lampard është i vetëdijshëm që preferenca e sulmuesit uruguajan është transferimi tek Atlético Madrid, ndërkohë që paga e 32-vjeçarit është mjaft e shtrenjtë.

PSG ka kërkuar 12.6 milionë euro për Cavani, i cili mbetet zgjedhja e parë e Frank Lampard për sulmin e bluve. Paralelisht, një sy po mbahet nga alternativa për Cavani. Dhe Piatek i Milanit është një nga sulmuesit, që pëlqehet shumë. Njërin prej tyre, Chelsea shpreson ta transferojë në Premier League, këtë javë.

Related posts

Gazeta pranë Juventusit flet për një shkëmbim mes Allegrit dhe Zidane

Sadik.Autor

Dëmtimi i Schick, Roma ‘bllokon’ Dzekon

Q.Autor

Botërori i Atletikës, zhgënjen atletja Luiza Gega

Sadik.Autor

Leave a Comment